Andres Iniesta u bë protagonist në Japoni, me një penallti të humbur në fillim, por më pas të kthyer në gol, në takimin që ekipi i tij, Visel Kobe, barazoi 2-2 me Osakan.

Kur po mundej me shifrat 0-2, ekipi i Iniestës fitoi një penallti në minutën e 78-të, dhe ishte spanjolli që e mori përsipër.

Kur u nis dhe goditi, portieri kundërshtar e priti penalltinë, por topi u rikthye sërish tek Iniesta.

Me një gjakftohtësi të admirueshme, Iniesta kontrolloi topin që iu kthye, dhe me të majtën goditi fort, për të tundur më në fund rrjetën.

Ky gol i hapi rrugën edhe një tjetri pas 5 minutash, shënuar nga Masujama, dhe Visel Kobe arriti një barazim 2-2.