Gjatë transmetimit të spektaklit shumë të ndjekur “Dance with me”, mbrëmjen e sotme ka ndodhur një e papritur. Përpara se Mateus dhe Eliona të kërcenin, u fikën dritat.

Këtë moment të befasishëm, Alketa e kaloi me humor duke bërë batuta me Gent Zenelajn.

Duke qenë se dritat nuk po riktheheshin, kasti i VIP-ave ia nisën këngës me në krye Era Rusin dhe Mateus Frrokun.Derisa dritat u kthyen, në studio nuk munguan të qeshurat dhe batutat.

Pas kësaj të papriture, spektakli vazhdoi normalisht. Ndiqni më poshtë videon nga ky moment.