Ky është momenti i frikshëm kur djalit i ngulet shigjeta në kokë.

Një lojë mes miqsh u bë shumë e rrezikshme.

Në video do të shihni djalin i cili i afrohet tabelës së shigjetave dhe vendos dorën mbi të, duke i kërkuar shokut të tij të dehur që ta hidhte shigjetën në shenjë.

Por, djali i pirë, i cili nuk duket në video, ia hodhi shigjetën e vogël drejt e në kokë mikut të tij.

Djali që i ngulet shigjeta në kokë nuk e kupton dhe rri serioz ndërsa personat rreth tij qeshin me të madhe.