Belgjika ka dyfishuar shifrat në sfidën ndaj Kazakistanit me anë të Thomas Meunier, me këtë të fundit që ka shfrytëzuar në maksimum një asist perfekt të Eden Hazard.

Kapiteni i belgëve dhuroi një pasim fenomenal për shokun e tij të ekipit, i cili nuk zhgënjeu, duke e çuar topin në rrjetë për herë të dytë, me Belgjikën që udhëheq 0-2.