Ka nisur ditën e sotme zhbllokimi i Unazës së Madhe, qe do t’i hape udhe ndertimit te rruges e cila do t’i jape frymemarrje gjithe qytetit te Tiranës.

Punonjësit e IKMT-së kanë filluar herët në mëngjes me shembjen e  ndërtimeve të ngritura pa leje dhe të kompensuara te zona e Astirit.

Por çudirat nuk kane fund kur vjen puna te mania per para.

Edhe pasi ka marrë kompensimin sipas ligjit nje banore shprehet sërish e pakënaqur dhe habit kur shprehet se është dëmshpërblyer me plot 130 milionë lekë (mbi 100 mijë euro) nga qeveria per shtepine por  sipas saj, shteti po tallet me këta banorë.

Pjese nga Deklarata: