Endri Çekiçi është rikthyer protagonist në kampionatin slloven me skuadrën e Olimpia Ljubljana.

Pogradecari ka realizuar një supergol në sfidën ndaj Brno. Në minutën e 3-të të takimit, 22-vjeçari, ka nxjerrë nga repertori i tij një silurë, teksa nëpërmjet një gjuajtje fantastike me të djathtën nga jashtë zone, ka shtangur portierin kundërshtar, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.