Protagonistë në fushën e blertë të “San Siro-s”, protagonist edhe jashtë saj. Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala dhanë shfaqje edhe pas derbit të Italisë.

Në prononcimet pas ndeshjes, nuk munguan ngacmimet ndaj autorit të golit të parë, i cili duke folur “live” për mikrofonat e “Sky Sport” nuk u la reahat nga Cristiano Ronaldo dhe Bonucci.

CR7 i kaloi nga pas Dybala-s, i pëshpëriti diçka në vesh kolegut bardhezi, i cili buzëqeshi para kamerave. Po ashtu, numri 10 i “Zonjës së Vjetër”, që shënoi golin hapës të supersfidës së mbrëmshme, mori një puthje pas qafës edhe nga Bonucci.

Juventusi arriti të triumfonte në derbi ne Italisë përballë Interit me rezultatin 1-2 falë golave të Dybalasë dhe Higuainit.