Policia e Tiranës ka arrestuar sot këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj të njohur ndryshe si Stresi. Sipas policisë ai u ndalua në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë ku ndodhej me një femër, jo e fejuara e tij zyrtare Kejsi.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.Ç., 20 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, deklaron policia.