Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, festoi 30-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë të veçantë ajo i dedikoi vetes së saj një këngë, ku tregonte se tani që është 30 vjeçe është më e fortë dhe asgjë nuk e mposht. Më pas këngëtarja për të bërë pak zhurmë publikoi në Instagram një foto topless ku dukej shumë seksi.

Dita e saj ishte e mbushur me surpriza, megjithatë ne na ka pëlqyer më shumë festa e saj e ditëlindjes. Bebe Rexha ka zgjedhur që në këtë ditëlindje të tregojë origjinën e saj dhe në festë nuk kanë munguar vallet dhe muzika popullore shqiptare. Në këtë video shihet se këngëtarja i ka shijuar në maksimum vallet dhe duket se i di mjaft mirë t’i kërcejë.