Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë kthyer në një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Dyshja siç dihet janë prindër të një vajze që quhet Ajka me të cilën rrallëherë publikojnë foto.

Çifti i njohur gjithmonë e ka treguar hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin nëpërmjet postimeve dhe dedikimeve të ndryshme. Së fundmi, në Instastory Besi ka publikuar një video ku shihet në momente romantike me Xhensilën.

Aktori shfaqet duke kërcyer me bashkëshorten e tij një vallëzim teksa nuk mungojnë edhe puthjet dhe përqafimet mes tyre.