Facebooku i Lulzim Bashes sot dukej si i Edi Rames sa i perket permbajtjes.

Lulzim Basha ka publikuar sot nje video me pamje nga Shqiperia. Kryedemokrati teksa publikon peisazhe nga Shqiperia, ve ne dukje edhe punet e bera nga qeveria ne qytete e fshatra ne kuader te Rilindjes Urbane dhe projektit te 100 Fshatrave. Ne video bien sy pamje nga veriu i Shqiperise ku eshte investuar ne infrastrukture, pamje nga Longomare ne Vlore, investimet e bashkive ne parqe, shkolla te reja te investuara, bujqesia etj.

Kur e sheh videon, te duket sikur e ka ndertuar qeveria per te promovuar punet e bera prej saj, por ne fakt jo, eshte subkoishienca qe e ka tradhetuar Lulzim Bashen e cili ka ‘bekuar’ punet e bera ne Shqiperi nga kundershtari i tij politik.

Video e Bashes:

Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë.
Teksti i videos:

Shqipëria ime e trashëgimisë, nder rrudha e brezave.

Shqipëria ime e historisë që më krenon.

Shqipëria ime e buzëqeshjeve dhe kujtimeve të fëmijërisë.

Shqipëria ime e njerëzve punëtor.

Shqipëria ime e bukurive të paçmueshme .

Shqipëria ime , e fëmijëve tanë dhe së ardhmes së tyre.

Basha: Shqipëria ime, ka ardhur koha të nxjerrësh në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që ke.