Në çdo merkato, emri i Arturo Vidalit është prezent në media. Mesfushori i Barcelonës duket se ka fituar zemrën e tifozëve katalanas, të cilët e pëlqejnë angazhimin e tij, në sulm dhe mbrojtje.

Në një intervistë për “Sport”, kiliani ka folur për deshirën e tij të madhe dhe për interesimin e disa skuadrave në merkato.

Vidal shprehet: “Jam i lumtur këtu, kam ardhur të fitoj dhe të ndihmoj skuadrën duke patur një rol të rëndësishëm, siç ka ndodhur gjithmonë në karrierën time. Nuk mendoj të ndryshoj skuadër në çdo merkato. Nëse klubi dhe trajneri më thonë se duhet të largohem, atëherë është punë tjetër”.

“Klubi ka nevojë për Ligën e Kampionëve, por duhet të mendojmë edhe për kampionatin apo Kupën e Mbretit, nuk është e lehtë, por ne kemi njerëzit e duhur dhe dëshirën për të fituar gjithçka. Unë ëndërroj finalen e Stambollit dhe jemi të gatshëm ta arrijmë atë. E dimë që ky është viti ynë”, shprehet Vidal.