Këshillit i Lartë i Prokurorisë prej disa ditësh ka nisur procesin e vettingut edhe për kancelarët e prokurorive. Sipas ndryshimeve ligjore jo vetëm gjyqtar e prokurorë, por edhe kancelarët i nënshtrohen Vetting-u, por jo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por nga KLP në rastin e prokurorive.

Janë këta 8 subjektet që po i nënshtrohen Vetting-u nga KLP dhe mbajnë postin e kancelarit të prokuroreve.

Dhora Qirici, kancelare pranë Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Zamira Spahiu, kancelare e prokurorisë së apelit Tiranë. Rudina Shermadhi kancelare e prokurorisë së Apelit Durrës, Valentina Qoka kancelare e prokurorisë Tiranë. Në sitën e vetting do të kalojnë edhe kancelaria e Vlorës drejtuar nga Përparim Hoxha, ajo e Korçës drejtuar nga kancelar Sotiraq Stratoberdha si dhe Kancelarja e prokurorisë Elbasan, Alketa Kurmaku, si dhe kancelarja pranë krimet e rënda Laureta Binaj.

Burime nga KLP thanë për Reporttv se Vetting-u për këto subjekte kryhet duke verifikuar pasurinë, figurën dhe formimin profesional.

Ndërsa institucionet që po shkëmbehen informacion dhe mblidhen të dhëna janë ILDKPI, Tatime, SHISH, Dogana, DSIK.

8-të emrat e parë që kalojnë në ‘sitën’ e Vettingu-t

Dhora Qirici, kancelare pranë prokurorisë së apelit për krimet

Zamira Spahiu kancelare e prokurorisë së apelit tiranë

Rudina Shermadhi kancelare e prokurorisë së apelit Durrës

Valentina Qoka kancelare e prokurorisë Tiranë.

Kancelari prokurorisë Vlorës Përparim Hoxha

Kancelari prokurorisë Korcë Sotiraq Stratoberdha

Kancelare prokurorisë Elbasan Alketa Kurmaku

Kancelare pranë krimet e rënda Laureta Binaj