Nga Eduard Zaloshnja

Gazeta prestigjioze italiane Corriere della Sera e akuzoi presidentin francez Macron, se ai ishte i motivuar nga pozita e tij në sondazhe, kur bllokoi çeljen e negociatave të BE-se me Shqipërinë dhe Maedoninë e Veriut.

Në fakt, në sondazhin e fundit të publikuar në fillim të tetorit (nga Elabe), kuota pozitive e Macron-it ishte vetëm 33%. Është kuota më e ulët që ka regjistruar ndonjë president francez (pëerveç Presidentit Hollande) në kete stad te mandatit presidencial.

Sidoqoftë, kuota 33% përbën një përmirësim, në krahasim me kuotën 23%, që u regjistrua vjet në verë për Macronin. Kursi i i tij i ri populist duket se i ka dhënë fryt Macronit. Të shohim se sa do t’i ngrihen pikët në sondazhe nga vetoja ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut…/ realstory