-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Dhurata Haveri, gjyqtare pranë Gjykatë së Apelit për Krime të Rënda.

KPK, ka caktuar datën 25 shtator ku gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri do përballet trupën gjykuese që përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine, Suela Zhegu.

Subjekti i rivlerësimit Dhurata Haveri do të përballet me vettingun për tri kriteret klasike të vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.