Zlatan Ibrahimovic është personi i vetëm që është në gjendje ta shpëtojë Manchester Unitedin këtë sezon, sipas ish-mbrojtësit të “Djajve të kuq”, Clayton Blackmore. Sulmuesi suedez e kaloi një sezon të paharrueshëm në Old Trafford në edicionin 2016/17, pasi skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho në atë botë i fitoi tre trofe.

Ibrahimovic i shënoi 28 gola në të gjitha garat para se një lëndim i rëndë t’ia parandalonte përsëritjen e një sezoni të ngjashëm vitin pasues. Ai u largua nga Manchesteri drejt Amerikës në mars të vitit 2018 dhe është duke shkëlqyer në MLS, përkundër se është 38 vjeç.

Ish-mbrojtësi i Unitedit Blackmore beson se Ibrahimovic ende është në gjendje të kryejë punë në Premierligë, prandaj i ka bërë thirrje ish-klubit të vet ta kthejë sulmuesin e dëshmuar për t’i ndalë në ndihmë në një sezon shumë të vështirë. “Neve na mungon një sulmuesi të cilit mund t’ia pasosh topin në çfarëdo forme dhe i vetmi që mund të na shpëtojë këtë sezon është Ibrahimovic”, tha Blackmore për Mirror.