Anjeza Shahini publikon momente të ndryshme nga përditshmëria e saj me vajzën e vogël, apo pranë partnerit të saj. Pak më parë këngëtarja ka ndarë në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet e veshur me një xhaketë të zezë për të cilën ka një shpjegim pse e vesh aq shpesh.

“Këtë xhaketë lëkure e ruaj dhe e vesh prej shumë vitesh. Ndoshta e shihni në shumë nga fotot e mia. Kështu bëj me disa nga veshjet e mia. E dua modën dhe kënaqem kur ble veshje të reja sigurisht, por dua dhe botën në të cilën jetoj. Kështuqë kur ble diçka të re, thjesht e mendoj dy herë. Vetëm kaq duhet për të bërë secili pjesën tonë, të shpëtojmë sado pak ambientin. Unë besoj në të qenurit modern dhe më i përgjegjshëm. A, sa për gotën plastike në dorë është 100% e riciklueshme, por prapë nuk është idelae”, ka shkruar Shahini krah postimit të saj më të fundit në rrjetet sociale. Ndryshe nga çdo postim i saj i mëparshëm, Shahini ka zgjedhur të jap një mesazh mjaft të rëndësishëm frymëzuar nga garderoba e saj.