Marco Verrati mesfushori i PSG, në një intervistë për “RMC Sport” e ka pranuar se disa kohë më parë ishte pranë kalimit tek Barcelona.

Italiani në verën e vitit 2016 lidhej ngushtë me një kalim tek ekipi katalanas, por një gjë e tillë nuk ndodhi, edhe pse lojtari së fundmi e pranoi se e kishte menduar seriozisht një transferim tek ekip spanjoll.

“Është e vërtetë që diçka më ishte propozuar dhe mendoj se ishte normale që ta shikoja si opsion” ka thënë Verratti për ‘RMC Sport’.

Verratti kishte pasur probleme me mediat edhe jashtë fushës së transferimeve, kur kritikohej se ishte shumë aktiv në jetën e natës.