Një ditë pas samitit të liderve të BE-së që nuk arritën të merrnin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ministri i Jashtëm, Gent Cakaj u shpreh se ky nuk ishte një dështim për vendin. Në një konferencë për mediat, Cakaj tha se nuk ka pasur një unanimitet për çeljen e negociatave, por të gjithë kanë qenë në një linjë që Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se vendimi ka qenë i ndikuar nga politikat e brendshme të BE-së.

“BE nuk arriti të sigurojë konsensusin. Nuk vjen prej dallimeve të brendshme, por nga vizionet e ndryshme për të ardhmen. Nuk është dështim i Shqipërisë, po për shkak se BE është në proces të shqyrtimit të brendshëm brenda BE-së. U trajtuan në mënyrë identike, sepse të dyja vendet i kanë përmbushur të gjitha kushtet sepse shtyrja nuk ka të bëjë me performancën e tyre, por me faktorë të tjerë brenda BE-së. Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe emrin dhe vendimi u shty se nuk ka pasur lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njësoj edhe për Shqipërinë. Nëse ardhmja e BE-së është në pikëpyetje.

Varg divergjencash në zemër të BE-së. Suksesi nuk varet nga angazhimi i Shqipërisë për integrim, por edhe kapaciteti i BE-së për zgjerim. Nuk do të pengojë në vonesën e Reformave. Jo thjesht se është e nevojshme për rrugën Europiane të Shqipërisë, por për ta bërë Shqipërinë Europiane. S’ ka vend për dekurajim. Pavarësisht vështirësive dhe sfidave integrimi”,tha Cakaj.