Nuk kalon dot siten e vetingut Oltjon Shehu, nendrejtor i pergjithshem i SHÇBA, i pari i listes se zyrtareve te policise qe u verifikua. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka njoftuar sot perjashtimin nga detyra te Shehut, pas verifikimit te bere lidhur me figuren e tij.

Në seancën dëgjimore, KJV konstatoi probleme në kriterin e pasurisë, pasi Shehu nuk justifikonte një shumë prej 1.4 milion lekësh. Për këtë konstatim të komisionit, zyrtari i SHÇBA tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, në një bingo ku ka pasur detyrën shef salle, banakier por edhe kamarier.

Gjatë kësaj kohë ai pretendon se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve, të cilat i ka të pa dokumentuara. Po ashtu Shehu pretendoi se nuk ishte në dijeni që gjatë kësaj periudhe ka qenë pa siguracione. Sipas hetimit, Oltion Shehu rezulton se ka në pronësi një shtëpi dykatëshe në njësinë nr.8, ndërtimin e të cilës nuk e justifikon para komisionit. Për këtë konstatim Shehu u shpreh se banesa është ndërtuar nga të ardhurat ndër vite.

Avokati i oficerit kërkoi një rivlerësim të shpenzimeve, ndërsa Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi kontraktimin e një eksperti kontabël, për këtë çështje. Procesi i rivlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë, i njohur si “Vetingu në Polici” nisi të martën në Tiranë ku Oltjon Shehu, ish drejtor dhe aktualisht shef zyre, dha llogari për burimet e pasurisë së tij familjare si dhe për aftësitë e tij profesionale.