Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ndërsa ka komentuar mos dekretimin e ministrit të Brendshëm, ka treguar çfarë i ka ndodhur atij gjatë kohës kur ishte president.

Ish Presidenti Mosiu: “Kam patur dy taste të tilla. Në kohën e Nanos kisha vërejtje për dy nga ministrat. Kryeministri i dha ato kritikat e tij dhe u tërhoqa.

Me zotin Berisha pata vërejtje për një ministër të Berishës. Erdhi Berisha që të më takojë. Nuk dua të them për emrat. I thashë Berishës pretendimet e mia, në rast se iu merrni përgjegjësinë politike unë e mbyll. Sigurisht që i firmosa.

Nuk ka asnjë pengesë për të mos e dekretuar Sandër Lleshin!”, tha Moisiu në emisionin Open në Top-Channel.