Pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor që i hap rrugë zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ky Kolegj nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës.

Basha thotë se vendimi dihej prej ditësh dhe se ishte një makinacion i Edi Ramës.

“Kolegji zgjedhor po përdoret nga Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallso të 30 qershor. Kolegji zgjedhor ka kompetencë shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të kodit zgjehdorë, asnjë institucion vec gjykatës kushtetuese nuk mund të vendosë për dekretin e Presidentit. Skenarë i trashë ku u sajua një kërkesë fallso nga një parti fallso, ku kolegji shpalli një vendim fallso të bërë nga Rama.

Lehtësia me të cilin ndodhi tregon kontrollin e plotë të Ramës mbi drejtësinë dhe shpërfilljen totale që ka ndaj kushtetutës.

Tregon natyrën fallso dhe fasadë të ngrehinës shtetërore që ka humbur cdo funksion politik dhe kushtetues. I pafatë për të respektuar shtetin ligjor demokracinë dhe procesin zgjedhor, Rama po shkon drejt shtetit një partiak

Asgjë nuk është normale, sic po përpiqet ai ta paraqesë.

Duket nga vizitat e tij elektorale, i mbrojtur nga mijëra forca”, deklaroi Basha, gati 10 orë pas vendimit të Kolegjit.