Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në zonën pranë plazhit të Velipojës.

Dy persona kanë debatuar verbalisht mes tyre, por kjo përplasje për pak sa nuk ka rezultuar fatale për njërin prej tyre.

Debati ka degjeneruar në dhunë dhe një person është plagosur me thikë. I lënduari është transportuar në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. (Lexo.al)