Fushata e mbjelljes së pemëve në Tiranë, tashmë do të vijojë edhe mes blloqeve të pallateve. Nuk ka rëndësi nëse janë objekte të vjetra të para viteve ‘90 apo të ndërtuara së fundmi. Pjesa dërrmuese e banorëve në kryeqytet kanë zgjedhur me konsensus përfaqësuesin për administrimin e përbashkët, si pastrimi i shkallëve, ndriçimi, ashensori etj., dhe që ndihmojnë edhe si një urë komunikimi me Bashkinë.

Veliaj u bëri apel qytetarëve që të shfrytëzojnë hapësirën ligjore të vendosur nga qeveria deri në fund të prillit për të regjistruar adresën e saktë të banimit, si një mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të përfitojnë më shumë shërbime.

“Thirrja sot për banorët, përveç mbjelljes së pemëve, zgjedhjes së administratorëve, ka të bëjë me diçka që lidhet drejtpërdrejt me shërbimet që ata marrin. Deri në fund të prillit kemi afat që të shfrytëzojmë pa pagesë hapësirën ligjore për t’u regjistruar në njësinë ku banon.’’ –shprehet Veliaj.