Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar ditën e sotme pamje të reja nga stadiumi “Arena Kombëtare”. Përmes një postimi në “Facebook”,

Veliaj thotë se ka mbetur edhe pak punë dhe stadiumi është thuajse gati.

“Edhe pak punë dhe Arena Kombëtare është thuajse gati! Të dielë të mbarë!”, shkruan Veliaj, teksa ka publikuar edhe pamjet. Stadiumi i ri pritet të inaugurohet këtë shtator.