Një javë më parë, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do i premtonte vajzës së vogël të familjes Lami në Mazrek, Sonilës, rindërtimin nga e para të shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.

Menjëherë pas vizitës në këtë familje, mjetet e rënda të kompanisë që iu përgjigj thirrjes së Bashkisë së Tiranës duke adoptuar rindërtimin e kësaj banese, kanë filluar prishjen e rrënojave të mbetura për të hapur themelet e shtëpisë së re, më të fortë dhe me kushte shumë herë më të mira. Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar pamjet nga punimet që po ecin me ritme të shpejta.

“Nisi rindërtimin dhe shtëpia e Mom Hidës e Fiqiri Lamit në Mazrek e dëmtuar përtej riparimit nga tërmeti i fundit! Mirënjohje Luan Bregasit që e mori përsipër dhe ta gëzojë ija shtëpinë e re pas pak kohësh”, shkruan Veliaj. Familja Lami përbëhet nga 6 pjesëtarë në familje, Fiqiriu kryefamiljari, mamaja e tij, bashkëshortja dhe tre fëmijët.

Nis rindërtimi i shtëpisë së Fiqiri Lamit

Nisi rindërtimi i shtëpisë së Mom Hides e Fiqiri Lamit në Mazrek, e dëmtuar përtej riparimit nga tërmeti i fundit! 🚜Mirënjohje Luan Bregasit që e mori përsipër dhe ta gëzoje ija shtëpinë e re pas pak kohësh! 🙏🏻🏡

Gepostet von Erion Veliaj am Dienstag, 1. Oktober 2019