Një javë më parë, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do i premtonte vajzës së vogël të familjes Lami në Mazrek, Sonilës, rindërtimin nga e para të shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.

Menjëherë pas vizitës në këtë familje, mjetet e rënda të kompanisë që iu përgjigj thirrjes së Bashkisë së Tiranës duke adoptuar rindërtimin e kësaj banese, kanë filluar prishjen e rrënojave të mbetura për të hapur themelet e shtëpisë së re, më të fortë dhe me kushte shumë herë më të mira.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar pamjet nga punimet që po ecin me ritme të shpejta.

“Nisi rindërtimin dhe shtëpia e Mom Hidës e Fiqiri Lamit në Mazrek e dëmtuar përtej riparimit nga tërmeti i fundit!

Mirënjohje Luan Bregasit që e mori përsipër dhe ta gëzojë ija shtëpinë e re pas pak kohësh”, shkruan Veliaj.

Familja Lami përbëhet nga 6 pjesëtarë në familje, Fiqiriu kryefamiljari, mamaja e tij, bashkëshortja dhe tre fëmijët.