Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se Kopshti Botanik dhe ai Zoologjik do t’i nënshtrohen transformimit.

Teksa i kthehu përgjigje akuzave të opozitës se në kopshtin Botanik do të ndërtohen kulla, Veliaj tha se Kopshti Zoologjik i sjell bashkisë së Tiranës 15 milionë lekë të vjetra në vit, ndërsa Botaniku vetëm 150 mijë në muaj.

“Pishinat do i rikthehen Bashkisë së Tiranës. Çfarë është e bashkisë, është e saj dhe iu kthye. Ne do bëjmë transformime në Kopshtin Botanik, dhe Zoologjik. Për të gjithë ata që thonë se ‘tek Kopshti Botanik do ndërtohen kulla’, u them se në mbrojtjen e bashkisë s’do e zaptojë njeri. Bëni një xhiro në itinerar të shihni se si është shqyer në të gjitha anët. Kopshti Botanik dhe Zoologjik se kanë parë ende investimin. Kopshti Zoologjik i sillte bashkisë së Tiranës 15 milionë lekë në vit. Kopshti botanik i sjell vetëm 500 lekë të vjetra në ditë bashkisë, pra 150 mijë lekë në muaj, as gjysmën e rrogës së rojës. “Kur nakatoset politika për kopshte, e çerdhe, e njëjta ferrë e merr uratën dhe këtu”, kështu tha Pandi (Pandeli Majko)”, pohoi Veliaj.