“Se ksi bën pjesë në jetën normale të përditshme”. Me këtë motivim Gjykata e Apelit në Paris ka dhënë një vendim të paprecedentë dhe në një farë sensi, edhe të çuditshëm.

Ka njohur si “incident në punë”, pra që meriton të gjtiha pagesat nga siguracioni, vdekjen e një menaxheri francez nga ifarkti, i cili vdiq gjatë kohës që bënte se ks me një të panjohur gjatë një udhëtimi pune për llogari të ndërmarrjes.

Ngajrja ka ndodhur në vitin e largët 2013 por, vendimi i gjykatës mban datën 29 maj 2019 dhe e gjithë historia, u bë e ditur për shtypin vetëm tani.

Më 21 shkurt 2013 ka ndodhur vdekja e Xavier (mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur ), teknik që gjendej në një udhëtim pune në departamentin e Loiret, në Veriperëndim të Francës.

Vdekja e burrit nuk ndodhi gjatë orës së punës dhe as në të njëjtin hotel që ishte pronotuar nga ndërmarrja dhe ky ishte motive pse punëdhënësi i të ndjerit nuk mbante asnjë përgjegjësi dhe nuk njihte të drejtën për t’i paguar sigurimet. Kështu, në seancën e shkallës së parë, më 13 qershor të 2016-s, shoqëria e ndërtimit TSO (për të cilin punonte i ndjeri ) shpjegoi se “Punonjësi kishte ndërprerë me ndërgjegje udhëtimin e tij të punës për një arsye me interes personal, pavarësisht detyrës që kishte”.

Gjykata e Apelit të Parisit e mendon ndryshe nga punëdhënësi ngjarjen.

Sipas gjyqtarëve, vdekja është njësoj me një incident në punë. Koncepti i ‘punës’ duhet t’i referohet orarit gjatë të cilit menaxheri ishte i impenjuar për të punuar.

Por, gjyqtarët shpjeguan se “në këtë rast të veçantë, punonjësi ishte në një udhëtim pune, i cili përfshin: kohën e udhëtimit, kohën e punës gjatë ditës dhe atë të pushimit gjatë udhëtimit. Kjo vlen edhe për natën, ku punonjësi është i detyruar të qëndrojë larg shtëpisë së vet”.

Gjykatësit shkojnë edhe më tej: “Gjatë gjithë udhëtimit të punës, ai është nën autoritetin e punëdhënësit, derisa ta ketë ndërprerë atë për një aktivitet që nuk konsiderohet si pjesë e përditshmërisë”. Dhe sek si, bën pjesë në aktivitetet e përditshme. Ndërkohë, punëdhënësi nuk mund të rezultojë i papërfshirë, për faktin se vdekja e punëmarrësit ndodhi në një tjetër hotel në vend të atij që kishte rezervuar.

Rrjeti Euronews, që ka shpërndarë lajmin pasi pati mundësinë për të parë dokumentat e procesit, ka thënë se ka kontaktuar me ndërmarrjen e përfshirë në ngjarje për të ditur nëse punonjësi i ndjerë ishte i martuar osse sposato (gjë që nuk ishte e shpjeguar në dokumente), por nuk arriti të merrte përgjigje.