Prej disa muajsh, Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë dhe këtë lajm e konfirmoi vetë reperja në profilin e saj në Instagram.  Ajo tregoi se tashmë ishte një nënë beqare, e cila duhet të punonte fort për të mbajtur veten dhe vogëlushen e saj.

Mirëpo, duket se gjërat mes çiftit nuk kanë përfunduar në mënyrën e duhur. Herë pas here, Loredana dhe Mozzik kanë thumbuar njëri-tjetrin në rrjete sociale. Shumë shpejt Mozzik do të publikojë këngën e tij të re të titulluar “Dhelpër dinake”, e cila mendohet se i dedikohet Loredanës, mirëpo as kjo e fundit s’i ka kursyer thumbimet.

Për të dytën herë, reperja publikoi në InstaStory të njëjtën deklaratë për ish-in e saj, ku shkruhet: “Nëse nuk je i lumtur me jetën tënde tani, thjesht kujtohu se është dikush që po njihet me ish-in tënd dhe po mendon se ai është special.”

Loredana e ka shoqëruar postimin me një emoji duke qeshur me lot. Mesa duket, ajo po sigurohet mirë që Mozzik dhe çdokush tjetër ta marrë këtë mesazh prej saj. Pra, nuk ka paqe në horizont dhe Loredana dhe Mozzik do të vazhdojnë ende të ndarë!