Një fitore e vuajtur 1-0 ndaj Udinezes ka mjaftuar për të nxjerrë Interin nga kriza në kampionat dhe për të kthyer disi buzëqeshjen te zikaltërit. Rezultatet e fundit në Serinë A dhe sidomos eliminimi nga Liga e Kampioneve kishin hedhur hije dyshimi edhe për të ardhmen e Spaletit por trajneri për momentin reziston dhe me fitoren e sotme ka qetësuar ambientin.

Interi krijoi më shumë lojë dhe dominoi pjesën e parë por Ikardi dhe Keita nuk arritën të gjenin rrjetën ndaj miqve të cilët u zgjuan në pjesën e dytë duke rrezikuar portën e handanoviç,.

Spaleti tentoi gjithçka për gjithçka me aktivizimin e Martinez dhe Perishiç por për të zgjidhur telashet e Interit u desh një penallti e akorduar falë VAR për një prekje topi me dorë në zonë. Ikardi nga pika e bardhë nuk gaboi duke realizuar me “Panenka” golin e vetëm të ndeshjes duke blinduar vendin e tretë të Interit në kampionat.