Barcelona e ka nisur me humbje sezonin e ri në La Liga Të besuarit e Ernesto Valverdes gabuan në ndeshjen e parë në “San Mames”, duke pësuar humbje 1-0 nga Athletic Bilbao. Në këtë ndeshje nuk ishte Lionel Messi, për shkak të dëmtimit në pulpën e këmbës së djathtë.

Mbrëmë u vërejt mungesa e 10-shit magjik dhe në konferencë për media e pranoi këtë edhe trajneri, Ernesto Valverde. “Messi? Na mungon, sigurisht, sepse Leo të zgjidh ndeshje të mbyllura”, u shpreh ai.

Leo e mbylli sezonin e kaluar me 51 gola në 50 ndeshje dhe ka dhuruar edhe 22 asiste, duke e fituar “Këpucën e Artë”, të gjashtë në karrierë, derisa është favorit edhe për “Topin e Artë”.