Coutinho sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Bayern Munich I radhës që ka folur për transferimin e Philippe Coutihno, është trajneri, Ernesto Valverde, i cili nuk i dha hapësirën e duhur brazilianit për të zënë vend në 11-she. Ai thotë se Coutinho e kishte në mendje largimin që nga përfundimi i sezonit të kaluar.

Kur u pyet për Coutinhon, Valverde u përgjigj: “Është situatë kur sezoni përfundoi, lojtari tashmë e kishte në mendje këtë (largimin)”.

“Kjo ka dalë, ai e ka pranuar dhe shpresojmë të ketë sa më shumë fat”. Lajmin e ka konfirmuar edhe Bayerni në faqen zyrtare, derisa Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se Coutinho do të arrijë në Munich të dielën ose të hënën për t’i kryer testet mjekësore.

Coutinho do të transferohet në Bayern në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit 2019/2020, por që deri më tani nuk është bërë i ditur çmimi që duhet të paguajnë kampionët e Gjermanisë nëse vendosin ta ndalin. Zyrtarizmi do të ndodhë kur Coutinho t’i kryejë testet mjekësore.