Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politekniut kanë shtyrë sërish datën e fillimit të procesit hetimor.

Në të dy Universitetet procesi mësimor është pezulluar deri në datën 13 dhjetor.

Në njoftimin e rektoratve respektive thuhet se studentët do të njoftohen në vijim.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata njoftoi se vendimi u mor për shkak të situatës dhe gjendjes ku ndodhen godinat e UMT pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjata tha se fillimisht është e nevojshme kryerja e kontrollit në godinë nga ekspertët dhe certifikimi i saj për të rifilluar mësimi.