E hëna është një ditë shkolle ose pune për shumë qytetarë, por jo për tifozët e Skënderbeut, që pavarësisht se është dita e parë e javës kanë vendosur të jenë në stadium, pranë skuadrës së tyre të zemër.

Përmes një statusi në “Facebook” tifo-grupi “Ujqërit e Dëborës” kanë konfirmuar prezencën në “Selman Stërmasi” ditën e hënë, ku përballë do të ketë Partizanin kryesues.

Statusi i plotë:

E hena është ditë pune apo ditë shkolle dhe mëngjesin e të martës duhet te jemi serish në punë apo në shkollë. Por kur bëhet fjalë për të mbështetur ekipin tonë të zemrës gjithçka tjetër kalon në plan të dytë. Për çdo tifoz prezenca në shkallet e stadiumit është e detyrueshme, por ne nje transferte si ajo ndaj morrrit të kuq prezenca është më shumë se detyrim.

Ditën e hënë shkojmë drejt kryeqytetit, ku nën ritmin e tupanit të këndojmë dhe brohorasim duke e mbështetur për 90 minuta ekipin tonë të zemrës, për të marrë fitoren e radhës dhe kreun e renditjes dhe të festojmë ashtu siç na ka hije, njesoj si në vizitën e fundit në kryeqytet. Shkojmë për të treguar edhe një herë tjetër se Mbreti është vetëm një dhe kreu i renditjes na përket vetëm ne dhe jo ekipeve të krijuara nga komunizmi të cilat duhet të ishin shkrirë me ikjen e sistemit.

Merre një shok dhe bashkoju Ujqërve për të qenë sa më të shumtë. Ekipi ka nevojë për lojtarin e 12-të.

Për detajet e orarit të nisjes do ju njoftojmë në postimin e radhës.

#Shkojmë #Fitojmë #Festojmë