Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Poliçanit ku ka takuar qytetarët dhe ka parë nga afër investimet e bëra në këtë qytet. Të shumtë kanë qenë qytetarët që janë mbledhur duke brohoritur ‘Edi Rama’, ndërkohë që një grua e ka kapur kryeministrin përdore dhe e ka falenderuar për sjelljen e ujit.

“Rrofsh, jo 1000 po 2000 të rrosh. Jemi tor*turuar me kova me ujë Edi Rama. Rrofsh! Ky djali jonë ka qenë dhe e ka ndihmuar të tërë Poliçani”, tha gruaja. Më pas Rama ka vizituar edhe shkollën e rindërtuar, ku studiojnë fëmijët e këtij qyteti. “Poliçan – Ujë 24 orë pas 3 dekadash vështirësi, si edhe një shkollë e rindërtuar me themel për fëmijët e mësuesit e qytetit. Kaq”, shkruan Kryeministri në Facebook.