
UEFA ka caktuar arbitrat që do të vendosin drejtësinë në sfidën mes Shqipërisë dhe Francës.
Slavko Vincic, arbitri nga Sllovenia do të jetë ai që do të gjykojë takimin e kuqezinjve kundër kampionëve të botës në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Vincic e ka drejtuar dhe më parë Shqipërinë në sfidën miqësore me Maqedoninë e Veriut si dhe me Italinë në miqësoren të zhvilluar në Palermo.
Asistentët e tij do të jenë Tomaz Klancnik, Andraz Koacic, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Nejc Kajtazovic.
Sfida Shqipëri-Francë do të luhet ditën e dielë më datë 17 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”.