UEFA ka publikuar emrat e lojtarëve kandidatë, për çmimin e më të mirëve, në sezonin 2018/2019 në Ligën e Kampionëve.

Shtëpia më e madhe në Evropë do të shpërblejë portierin më të mirë, mbrojtësin më të mirë, mesfushorin më të mirë dhe sulmuesin më mirë.

Pas votave të trajnerëve dhe 55 gazetarëve nga secili shtet anëtar i UEFA-s, është përzgjedhur lista e ngushtë e lojtarëve kandidatë për këto çmime.

Portierët : Alisson Becker (Brazil – FC Liverpool); Hugo Lloris (Francë – Tottenham Hotspur FC); Marc-André ter Stegen (Gjermani – FC Barcelona)

Mbrojtësit : Trent Alexander-Arnold (Angli – Liverpool FC); Matthijs de Ligt (Holandë – AFC Ajax, tani Juventus); Virgil van Dijk (Holandë – Liverpool FC)

Mesfushorët: Frenkie de Jong (Hollandë – AFC Ajax, tani FC Barcelona); Christian Eriksen (Danimarkë – Tottenham Hotspur FC); Jordan Henderson (Angli – FC Liverpool)

Sulmuesit: Sadio Mané (Senegal – Liverpool FC); Lionel Messi (Argjentinë – FC Barcelona); Cristiano Ronaldo (Portugali – Juventus)