Kanë rezultuar të kota shpresat e Bajram Jashanicës për uljen e dënimit nga UEFA.

Futbollisti i Skënderbeut i cili ishte dënuar me 2 vite pezullim nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara e kishte dërguar çështjen në Komisionin e Apelit të UEFA-s.

Së fundmi ky organ është shprehur, por nuk ka dhënë lajm të mirë për futbollistin.

Mbetet të shihet nëse Jashanica do të kërkojë drejtësi në organet e tjera më të larta sportive.