Ditët e fundit në media ka qarkulluar një lajm ku thuhet se moderatorja Dajana Shabani dhe boksieri Kamer Maloku i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Shkak për këto fjalë u bënë rrjetet sociale dhe disa thumbime që ata lëshonin herë pas here. Ata publikonin në instagram shprehje që thuhej se ia dedikonin njëri-tjetrit dhe kishin të bënin me ndarjen.

Por mesa duket këto shkrime nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe Dajana së bashku me Kamer janë mjaft të lumtur. Për të hedhur poshtë fjalët Dajana ka publikuar në Instastory një foto ku shkruan “Krijo, mos urre”.

Në foto ajo shfaqet mjaft e lumtur pranë partnerit të saj të zemrës, i cili pak kohë më parë i propozoi edhe martesë nëpërmjet një mesazhi në WhatsApp.