Lajmi për ndarjen e Mozzik dhe Loredanës vijon të mos jetë i konfirmuar, edhe pse shumë është përfolur se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Loredana e kaloi e vetme ditëlindjen e saj, ndërsa Mozzik as nuk e uroi publikisht. Kjo i shtyu të gjithë të mendojnë se mes tyre kishte marrë fund, por sot mund të themi se ka një dritë shprese për dyshen.

Kjo pasi reperi ka publikuar një foto ku shfaqet pranë Loredanës, në studion ku janë bërë xhirimet për klipin e saj të ri. Ka qenë vetë Mozzik ai i cili ka realizuar foton ndërkohë që Loredana pozon në sfond.

Ai madje ka publikuar dhe një pjesë të klipit të ri në Instastory, duke e mbështetur kështu publikisht partneren e tij dhe duke treguar se gjërat mes tyre janë rregulluar.