Ylli i Manchester City, Bernardo Silva, është pezulluar me një ndeshje mos lojë dhe është gjobitur me 50 mijë funte nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA), për shkak të postimit kontrovers në Twitter në lidhje me bashkëlojtarin e vet, Benjamin Mendy.

Silva u akuzua fillimisht për sjellje të pahijshme nga FA në tetor, pasi më 22 shtator e kishte postuar një fotografi të Mendyt kur ishte fëmijë dhe pranë saj një fotografi tjetër të Conguitos, me përshkrimin “Gjejeni se kush është” 🤣🤣

Postimi i Silvas që u fshi menjëherë
Portugezi e fshiu postimin dhe pastaj e shkroi një mesazh që përmbante fjalët: “Në ditët e sotme nuk mund të bësh as shaka me shokun tënd.. ju njerëz…”.