Presidenti i vendit Ilir Meta ka ftuar në Presidencë për një takim kokë më kokë Besnik Muçin. Ky i fundit është dekretuar nga Meta për vakancën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por ditën e djeshme u shkarkua nga Vettingu me vendim të Komisionit të Posaçëm të Apelimit për shkak se nuk justifikonte dot pasurinë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Meta dhe Muçi do të diskutojnë rreth ngërçit që është krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për hapat që do të ndiqen më pas shkarkimit të Muçit nga KPA.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Bensik Muçi ashtu siç paralajmëroi dje, nuk e ka respektuar shkarkimin nga detyra dhe është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese si anëtar. Ai pretendon se ndaj tij hetimi ka nisur për periudhën që ushtronte funksionin e prokurorit ndërsa pas betimit tek Meta si anëtar i Kushtetueses, funksioni i tij si prokuror ka përfunduar.

Po ashtu Muçi iu drejtua me një letër Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës i kërkonte të shprehej për mandatin e tij si anëtar i kësaj Gjykate.