Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “The Kyle and Jackie O Show”, aktorja e njohur Lindsay Lohan ka dhënë papritur lajmin e ndarjes së saj. E pyetur nëse ishte në një lidhje apo jo, aktorja ka treguar se prej disa kohësh po dilte me dikë, por ata ishin ndarë sot. Lindsay nuk ka preferuar ta tregojë emrin e personit në fjalë, mirëpo ka rrëfyer se lidhja nuk ka zgjatur për një kohë të gjatë.

“Po dilja me dikë dhe u ndamë sot. As nuk keni për ta ditur cili është, zgjati shumë pak”- u shpreh 33-vjeçarja në studio. Megjithëse ajo nuk e tregoi identitetin e partnerit, në rrjet po aludohet se në fakt bëhet fjalë për sheikun miliarder arab, Mohammad bin Salman.

Dyshja u takua për herë të parë para një viti në një garë të “Formula 1” dhe në muajt në vijim u përfolën për një lidhje dashurie mes tyre. Mirëpo mesa duket, gjithçka ka marrë fund shpejt dhe ende nuk janë zbuluar arsyet pse Lindsay dhe sheiku arab s’janë më bashkë.