Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë çifti më i ri i showbizit shqiptar, edhe pse ende ata nuk e pranojnë publikisht.

Kohët e fundit u përfol për një ndarje të moderatores me regjisorin e njohur, por që nuk rezultoi e vërtetë, shkruan meganews.al

Moderatorja është fotografuar në një nga lokalet e Tiranës, së bashku me të dashurin e saj të ri në një foto të siguruar nga meganews.al

Nuk dihet arsyeja se përse moderatorja ende nuk e konfirmon publikisht lidhjen.

Kujtojmë se pak kohë më parë ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një djalë.