Juventus zyrtarizoi listën me futbollistët që Maurizio Sarri do të ketë në dispozicion për ndeshjet në Champions League, duke lënë jashtë skuadrës Mario Mandzukic dhe Emre Can. Një zgjedhje që nuk është pritur mirë nga të gjithë, por më shumë nga vetë lojtarët. Nëse sulmuesi kroat ka preferuar të kalojë në heshtje zhgënjimin, mesfushori gjerman nuk e ka fshehur aspak atë.

Emre Can

“Nuk di të jap një shpjegim. Kam folur vetëm një minutë në telefon me Sarrin. Është një zhgënim i madh. Jam I shokuar dhe i nevrikosur”, ka thënë Emre Can nga grumbullimi me kombëtaren e Gjermanisë. Futbollisti nuk e ka lënë me kaq, teksa ka ngritur shumë dyshime në lidhje me të ardhmen e tij te Juventus. Përveç lënies jashtë listës Champions, ai është i irrituar edhe me sjelljen e klubit. “Unë dua të luajë në Ligën e Kampioneve dhe një javë më parë kjo më ishte premtuar nga klubi. Kam folur me skuadra të tjera dhe mund të luajë në Champions. Sarri nuk është treguar I sinqertë me mua. Nëse do ta kisha ditur, do të largohesha nga Juventus”, ka vijuar Emre Can.

Mesfushori u transferua nga Liverpool dy sezone më parë, por nuk arriti të fitojë një vend titullari te “Zonja e Vjetër”. Spostimi i tij jashtë Champions League pritet të sjellë largimin e shpejtë. Për momentin, merkato e verës është e hapur vetëm në Portugali, ndërsa opsioni më I mundshëm është që ai të ndryshojë skuadër në janar.