John Bercow, kryetar i parlamentit anglez, në një deklaratë të tijën ditën e sotme shprehet se nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme apo atyre të 31 tetorit, kushdo që do të mbahet e para. Duke folur në Parlament, me ton tejet të lartë, Z. Bercow tha se “mandati” i tij 10-vjeçar po i afrohej fundit dhe ishte një “nder dhe privilegj i madh” që i ka shërbyer këtij vendi.

“Nëse nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme”, shprehet ai, “31 tetori do të ishte data “më pak përçarëse dhe më demokratike”. Ish-deputeti i Toryt pasoi të ndjerin Michael Martin si Kryetar, në 2009. Ai është përballur me kritika të ashpra nga anëtarë të Brexit, të cilët kanë vënë në dyshim paanshmërinë e tij për çështjet e Evropës. Gruaja e tij, Sally, ishte pjesë e publikut ndërsa Bercow deklaronte dorëheqjen e tij nga zgjedhjet e ardhshme.