Ledri Vula është një prej reperëve më të dashur në vend. Me shumë hite kohë pas kohe, ai ka fituar popullaritet të madh, dhe shumë fansa.

Artisti ka gjetur kohën që përpos angazhimeve, të qetësohet duke udhëtuar drejt Parisit. Prej ditësh ai ndodhet atje, ku na ka treguar shumë përmes fotove që poston në rrjetet sociale.

Mirëpo syrit të fansave nuk mund t’u shpëtonte një detaj, që në fakt tregon shumë. Në një prej fotove të pulikuara nga reperi, duket qartësisht një shenjë në qafën e tij.

Ai ka pozuar në profil, ç’ka e bëri edhe më të dukshme ‘provën’ se kjo gjë është bërë së fundmi. Në fotot e ditëve më parë kjo shenjë nuk ekziston. Fansat e kanë marrë si një shenjë të ëmbël nga partnerja e tij.