Teksa ishte duke kryer detyrën e tij në zonën e Unazës pranë Astirit, punonjësi i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, A.B , 50 vjeç, është goditur nga disa protestues të mbështetur edhe nga opozita. Mësohet se protestuesit kanë goditur me mjete të forta punonjësin e IKMT-së, duke i shkaktuar fraktura të forta në kokë dhe në duar.
Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës, ku mjekët pasi bënë verifikimet vendosën që ta fusin me urgjencë në sallën e operacionit.
Mësohet se në drejtim të spitalit janë nisur edhe familjarë të punonjësit.