Luka Joviç u transferua te Real Madridi në fillim të kësaj merkato për shifrën e 60 milionë euro, por ai mund të largohet nga madrilenët pas vetëm 2 muajsh.

Sipas mediave serbe, sulmuesi nuk e ka bindur trajnerin Zidan, dhe spanjollët janë të gatshëm ta largojnë atë, por vetëm në formën e huazimit për një sezon.

Në skenë janë skuadrat e Interit dhe Romës, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi, por çdo gjë varet nga e ardhmja e Edin Xhekos. Pavarësisht kësaj, akoma nuk dihet nëse të dyja skuadrat italiane, do të pranonin një huazim të thjeshtë të lojtarit.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan “Marca”, 21-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga “Santiago Bernabeu”, dhe do të luftojë për një vend titullari.